4% raste të fotografimit të votës deri në orën 13:00
Deri në orën 13:00 në qendrat e votimit në vend raste të fotografimit të votës janë hasur në 4% për qind të vendvotimeve, raporton “Zeri.info”.
Sipas komunikatës së DnV-së, që nga fillimi i procesit të votimit e deri në orën 13:00 dalja e qytetarëve në votim në nivel vendi është raportuar të jetë 19,8% (margjina e gabimit 0,52%).
“Deri në orën 13:00 raste të fotografimit të votës janë hasur në 4% të vendvotimeve (deri në 1-4 raste)”, thuhet në njoftimin e DnV-së. /Zëri