Voton kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkëshorten e tij Afërditën kanë përfunduar obligimin e tyre qytetar, duke votuar në qendrën e votimit në shkollën e fshatit Dardhishtë.
Gashi u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë edhe përkundër motit të ftohtë.
“Me bashkëshorten time Afërditën sapo përfunduam obligimin tonë qytetar. Pavarësisht temperaturave të ulëta, ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë, duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese dhe me votën e tyre të përcaktojnë të tashmen dhe të ardhmen tonë të përbashkët për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar”, ka shkruar ai. /Zëri