Në Prishtinë votohet më shumë se në qendrat e tjera
Sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, që nga fillimi i procesit të votimit e deri në orën 13:00 dalja e qytetarëve në votime në nivel vendi është raportuar të jetë 19,8% (margjina e gabimit 0,52%).
Pjesëmarrja e qytetarëve në votime e ndarë sipas rajoneve e nxjerr Prishtinën 2% më lart se mesatarja në nivel vendi.
Ndërsa dalja në Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë sillet në kuadër të mesatares së përgjithshme.
Gjakova dhe Peja kanë regjistruar dalje më të ulët për 2%, ndërsa dalja në Prizren është edhe më e ulët, përkatësisht 4% më pak se mesatarja në nivel vendi.
Në komunat me shumicë serbe dalja ka tejkaluar për 10% mesataren e daljes në nivel vendi. /Zëri