Rexhep Selimi voton nga Haga

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka hedhur votën e tij me kusht nga Haga, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajmin për “Zërin” e kanë konfirmuar familjarët e Selimit.

Kujtojmë se Selimit i është konfirmuar aktakuza e tij më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë./Zëri