Invalidi i UÇK-së, i verbuar gjatë luftës del për të votuar

Një gjest shumë emocionues e prekës është përcjellë sot nga një veteran lufte, i cili i verbuar gjatë luftës në Kosovë.

Ai është Xhevdet Smajli nga fshati Mollopolc i Shtimes që duke postuar nga qendra e votimit ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.

Në foton e siguruar nga gazetarët tanë në terren, shihet Smajli duke hedhur fletëvotimin në kuti.

Ai si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare ishte verbuar gjatë luftës, por prapë ka dalë për ta kryer obligimin qytetar dhe për ta shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar. /GazetaBlic