Zveçani, komuna me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në zgjedhje

Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, komuna e cila ka pjesëmarrjen më të lartë në votime deri në orën 11:00 është Zveçani, me 33,22%.

Pas Zveçanit në listë janë: Leposaviqi me 22,73% dhe Zubin Potoku me 19,59%.

KQZ-ja njoftoi se deri në orën 11:00 dolën gjithsej 8,34% e votuesve, ose 87 mijë e 151. /Zëri