SHSKUK-ja i bën thirrje KQZ-së t’ua mundësojë pacientëve dhe stafit mjekësor votimin
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës thotë se pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK-së nuk po u mundësohet që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, raporton “Zeri.info”.
“SHSKUK-ja, sipas kërkesës së KQZ-së, ka dorëzuar me kohë në KQZ të gjitha listat me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale, duke paralajmëruar KQZ-në se shumë nga pacientët do të lirohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe do të hospitalizohen pacientë të tjerë”, thotë SHSKUK-ja përmes një njoftimi.
SHSKUK-ja kërkon nga KQZ-ja që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, po ashtu ta mundësojë edhe votimin e stafit shëndetësor që sot janë në vendet e tyre të punës. /Zëri