Njëra prej partive garuese thyen heshtjen, dërgon SMS për ta votuar
Sot qytetarët e Kosovës u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ndërkaq, subjektet politike duhet të respektojnë heshtjen zgjedhore, raporton “Zeri.info”.
Edhe pse vendimi për heshtje zgjedhore vazhdon deri në mbylljen e kutive të votimit, njëra nga subjektet politike ka thyer këtë heshtje, duke u dërguar qytetarëve SMS që ta zgjedhin atë parti për ta votuar.
“Zëri” posedon mesazhe të tilla, por për shkak të respektimit të rregullave të KQZ-së nuk mund t’i publikojë ato të plota, ku ceket partia dhe ftesa për të votuar kandidatin e partisë. /Zëri