Ambasada Amerikane: Dilni votoni, mos lejoni që pandemia të ndikojë në përcaktimin e së ardhmes së vendit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë në zgjedhjet e parakohshme, të cilat po mbahen sot në vend, raporton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ambasada thekson në mesazhin e saj që pandemia të mos i ndalojë qytetarët të luajnë rolin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës.

“Mos lejoni që pandemia t'ju ndalojë të luani rolin tuaj në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës. Dilni dhe votoni, por bëjeni atë në mënyrë të sigurt - mbani distancën, vëreni një maskë dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve të zgjedhjeve lokale”, thuhet në postim. /Zëri