Haziri hedh votën së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dalë në votim së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, raporton “Zeri.info”.

Familja Haziri ka kryer obligimin qytetar në njërën nga qendrat e votimit në Gjilan.

Ndryshe, qendrat e votimit janë hapur në orën shtatë të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Ndërsa deri tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi. /Zëri