Votojnë të burgosurat e Qendrës Korrektuese në Lipjan

Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Qytetarët do ta kenë mundësinë të votojnë në 888 qendra të votimit në gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Këtë të drejtë kushtetuese për votim janë duke e ushtruar edhe femrat e burgosura në Burgun e Lipjanit.

“Si në të gjithë vendin, procesi i votimit po zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës. Të drejtën e votës po e shfrytëzojnë edhe të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në kumtesën e SHKK-së. /Zëri