Ambasadori britanik: Jam i kënaqur që pavarësisht borës shumë njerëz po dalin në votime

Nicholas Abbott, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka vizituar sot qytetin e Pejës dhe ka vëzhguar se si po ec procesi i votimit atje.

Abbotti ka thënë se përkundër borës dhe motit të ftohtë njerëz të shumtë në Pejë janë duke dalë për të votuar.

“Ndalesa ime e parë në ditën e ngarkuar të vëzhgimit të zgjedhjeve, përkundër borës, isha i kënaqur të shihja kaq shumë njerëz që votonin në Pejë”, ka shkruar Abbotti. /Zëri