KQZ-ja: Deri në orën 11:00 87 mijë e 151 votues kanë dalë në vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 është 8.34 %, ose 87 mijë e 151 votues, raporton “Zeri.info”.

Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 dhe janë mbyllur në orën 19:00.

Gjithsej janë 28 subjekte politike, të cilat po garojnë për 120 ulëse në Parlament. Nga këto 28 subjekte 21 janë parti politike, dy koalicione dhe pesë iniciativa qytetare.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862.

Numri i qendrave të votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime. /Zëri