AAK në Istog: Komisionarët e AAK-së nuk janë lejuar në vendvotimin në Burgun e Dubravës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Istog, ka kërkuar nga KQZ që të ndërhyjë menjëherë në qendrën e votimit në Burgun e Dubravës, ku sipas tyre nuk janë lejuar komisionerët e saj të jenë prezentë.
Ata kanë kërkuar tutje që të mos numërohet asnjë votë dhe të mos vazhdohet puna pa hyrjen e komisionërëve të tyre.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës dega ne Istog kërkon nga KQZ qe menjeherë te nderhyjë ne Vendvotimin ne Burgun e Dubravës ku pa ndonje arsye dhe pa asnje informate aty nuk janë lejuar Komisionerët e AAK-së, kërkojmë qe asnjë votë dhe asnje proces te mos vazhdoj pa hyrjen e komisionerëve tanë në këtë vendvotim./eo/