Mërgimtari nga Zvicra për KQZ-në: Na i kanë anuluar votat, jemi detyruar të vijmë në Kosovë
Një mërgimtar nga Zvicra ka thënë se ka ardhur në Kosovë për të votuar pasi që nuk i beson KQZ-së.
Ai është ankuar sepse thotë se KQZ-ja ia ka anuluar votat e për këtë arsye janë detyruar të vijnë në Kosovë.
“Kam ardhë me votu për me pas ndryshim në Kosovë, nuk i kemi besu me postë, KQZ-ja gjysmën e votave në lista na e ka anulu, vendosmë me ardhë këtu”, ka thënë ai.
“Kam ardhë me veturë, prej ditës së parë të fushatës, se punën atje e kisha kry me shokë.
KQZ-ja nuk ka ka ndihmu veç na ka pengu, listat u vonojshin, sigurisht edhe gjysma e votave nuk janë marrë parasysh”, thotë ai./GazetaExpress/