AAK-ja: Procesi zgjedhor ka filluar mirë, qendrat e votimeve të gatshme për qytetarë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, raporton Zeri.info.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se informatat e para tregojnë se procesi ka filluar mirë dhe pavarësisht reshjeve të borës, shtabet e tyre komunale kanë bërë të ditur se qendrat e vendvotimeve janë të gatshme.

“Informatat e para tregojnë se procesi ka filluar mirë dhe nuk raportohet me ndonjë parregullsi. Shtabet tona komunale po ashtu raportojnë se përkundër reshjeve të borës, shumica e rrugëve janë të hapura dhe qendrat e vendvotimeve janë të gatshme për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Pavarësisht temperaturave të ulëta të borës, tahiri ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që përkundër motit me borë, të dalin të votojnë. Është një moment feste andaj shfrytëzojeni këtë dhe dilni votoni”, është shprehur ai. /Zëri