Ish-kryetari i KQZ-së: Dy parti politike në paraqitjet e tyre kanë bërë shkelje të rregullave

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu gjatë një interviste në “Radio Prishtina” ka thënë se zgjedhjet sot po karakterizohen nga rregulli.

Ai tha se nuk po vërehen parregullsi tjera përveç vonesës të hapjes së vendvotimeve.

Baraliu tha se dy parti politike në paraqitjet e tyre dyshohet se kanë bërë shkelje të rregullave të procesit zgjedhor, dhe se organet kompetente do të flasin më shumë rreth kësaj.

Ai theksoi se për ketë nuk mund të flas më shumë sepse thyen rregullat për heshtjen zgjedhore.

Sipas tij moti i ligë po ndikon në (mos) daljen e qytetarëve për të votuar. /Zëri