Voton kreu i LVV-së Albin Kurti: Sot vendos populli

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje kandidat i këtij subjekti për kryeministër, Albin Kurti, ka hedhur votën e tij në Fakultetin Ekonomik në kryeqytet, raporton Zeri.info.

Pas hedhjes së votës, Kurti tha se sot është ditë e bardhë si e ardhmja e vendit. “Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë e cila më tej paraqet mundësi dhe rast që duhet përdorur. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet si sigurim i sovranitetit”.

I pyetur nga gazetarët se sa për qind fitore pret nga kjo ditë, ai u përgjigj se fushata zgjedhore ka përfunduar. “Fushatat zgjedhore kanë përfunduar. Sot vendos populli”,tha ai.

Krahas Kreut të LVV-së, u pa edhe bashkëshortja e tij. /Zëri/