Voton Hoti, apelon te qytetarët që të dalin në votime
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka votuar para pak çastesh në qendrën e votimit të Fakultetit të Filologjisë.
Hoti ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës për të votuar, raporton Zeri.info.
Pas votimit, ai tha se të gjithë qytetarët kanë të drejtë vote që ta shfrytëzojnë sot. “Sot është dita e tyre. Falënderoj krejt stafin duke filluar nga KQZ-ja, pres që të kemi një proces të rregullt zgjedhor”, ka thënë Hoti./Zëri