6500 deri në 25 mijë euro dënimi për partitë politike të cilat nuk respektojnë heshtjen zgjedhore

Për partitë politike të cilat nuk e respektojnë heshtjen zgjedhore, Paneli Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa (PZAP), parasheh dënime, raporton Zeri.info.

Sipas rregullorës së PZAP-së, heshtja zgjedhore është 24 orë para hapjes së qendrave të votimit.

Dënimet për subjektet politike të cilat bëjnë fushatë një ditë para zgjedhjeve mund të jenë nga 6 mijë e 500 euro deri në 25 mijë euro.

“Ne qofte se subjekti politik, mbeshtetesit ose kandidatet e tij bejne fushate ne vfaredo menyre njezetekater (24) ore para hapjes se Qendrave te Votimit, per hedhjen e votes, e deri ne mbylljen e tyre. Subjekti politik qe eshte i perfaqesuar ne Kuvendin e Republikes se Kosoves denohet me gjashtemijepeseqind (6.500) euro deri ne njezetepesemije (25.000) euro, Subjekti politik qe nuk eshte i perfaqesuar ne Kuvendin e Republikiis se Kosoves, denohet me pesemijepeseqind (5.500) euro deri ne njezetmije (20.000) euro”, thuhet në rregulloren e PZAP-së.

Nesër duke filluar nga ora 07:00, hapen qendrat për vendvotime për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në vend.

Kujtojmë se fushata zgjedhore ka filluar më 3 shkurt dhe e njëjta ka përfunduar dje më 12 shkurt. /Zëri