Heshtje zgjedhore në Kosovë

Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar fushata dhjetë ditore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen nesër më 14 shkurt.

Subjektet politike në vend kanë pasur mundësinë dhe kohën t’i kryejnë premtimet e tyre, teksa tani mbetet që qytetarët të votojnë partinë që ata mendojnë se do të qeverisë më së miri vendin.

Të dielën, duke filluar në orën 07:00, hapen qendrat për vendvotime.

Kujtojmë se fushata zgjedhore ka filluar më 3 shkurt dhe e njëjta ka përfunduar dje më 12 shkurt./Zëri