Lumturie Kurtishaj: Gjatë fushatës zgjedhore, të rinj e familje të dëshmorëve më kanë bindur se vendi ka shpresë

Kandidatja për deputete nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Lumturie Kurtishaj, ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore ka takuar mijëra aktivistë, mbështeteës e përkrahës të kësaj partie, duke përmendur edhe veteranët e invalidët e luftës.

Përmes një postimi në "Facebook", Kurtishaj ka thënë se shumë të rinj e familje të dëshmorëve e kanë bindur atë se vendi ka shpresë, sipas saj vetëm nëse i bashkojnë forcat me çlirimtarët dhe i hapin rrugë social demokracisë.

"Përgjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore, kam pasur fatin dhe jam ndjerë e respektuar të takoja mijëra aktivist, mbështetës dhe përkrahës të NISMA-s Socialdemokrate nga të gjitha kategoritë e shoqërsië, që nga veteranët, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve e deri tek anëtarët e shoqerisë civile, të rinjë e të rejat, të cilët me kan bindë edhe më shumë që ky vend ka shpresë vetëm nëse të gjithë bashkojmë forcat dhe me çlirimtarët i hapim rrugë social demokracisë!", ka shkruar ajo.

Përndryshe, kandidatja e Nismës për deputete në Kuvendin e Kosovës, Lumturie Kurtishaj kandidon me numrin 90./Zëri