Elezi: Sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës, deri më tani janë pranuar 38 mijë e 339 pako

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbyll sot periudhën e votimit përmes postës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi e ka konfirmuar për “Zërin” se KQZ-ja është duke vazhduar të pranojë pako me fletëvotime të cilat po vijnë nga jasht vendit.

“Ju konfirmoj se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit”, tha ai për “Zërin”.

Po ashtu, Elezi ka thënë se deri më tani janë pranuar 38 mijeë e 339 pako.

“Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako. Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subkjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara”, ka përfunduar Elezi./Zëri