Zyrtari i LVV-së: Dryni i LDK-së është në xhep të Isa Mustafës

Zyrtari ligjor i LVV-së, Blerim Sallahu ka komentuar mosmbajtjen e asnjë takimi të LDK-së sot në ditën e fundit të fushatës zgjedhore.

Sallahu theksoi se LDK-ja do të pësojë debakël zgjedhor.

“LDK, i paska lëshuar perdet para se me u përmbyllë fushata zyrtarisht, duke mos mbajtuar asnjë takim të rëndësishëm nëpër qytete të ndryshme. E kuptojmë debaklin zgjedhor që do ta pësojë LDK, ashtu siç e kuptojmë përfundimin e karrieres politike të disa zyrtarëve të kësaj partie tashme të shtrirë për toke” ka thënë Sallahu.

Sipas tij “dryni i LDK-së është në xhep të Isa Mustafës”.

Në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen të dielën, më 14 shkurt.

Partitë politike në vend edhe sot kanë kohë që t’i kryejnë premtimet dhe t’u bëjnë thirrje qytetarëve të votojnë partitë e tyre.

Ndërsa dita e nesërme do të jetë heshtje zgjedhore. /Zëri