Pacolli: Do të përkrah gjininë femërore, shtesat e fëmijëve minimumi 50 euro

Kandidati për deputet i AKR-së, Islam Pacolli i ftuar në një emision televiziv ka shpalosur programin e tij për ekonomi, raporton Zeri.info

Pacolli ka thënë se në qoftë se hyn në Kuvend si deputet do të jetë i fokusuar në zhvillimin ekonomik.

“Nëse unë do të shkoj në Kuvend do të jem i fokusuar në zhvillimin ekonomik, në përkrahjen e gjinisë femërore, gratë të cilat lindin që do ti mbështesim me mjete financiare, shtesat e fëmijëve që të jenë minimumi 50 euro për fëmijë, përkrahja e studentëve, ngritja e bursave, përkrahja në punësim, praktika do të jetë me pagesë. Çdo student i cili përfundon masterin shteti do të ketë obligim që t’ia gjej punën përndryshe duhet t’ia jep pagën. Pastaj është Policia e Kosovës të cilët nuk janë të përkrahur ashtu siç meritojnë.”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Po ashtu, ai ka theksuar se çdo premtim që e ka dhënë e ka dëshmuar edhe më herët.

“Çdo premtim që unë e kam dhënë nuk e kam dhënë vetëm për fushatë por e kam dëshmuar edhe më herët”, tha ai.