Mbishkrimi “Qeveria Kurti 2” vendoset para ndërtesës së Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një tubim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton “Zeri.info”.

Gjatë këtij tubimi pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës është parë mbishkrimi i vendosur “Qeveria Kurti 2”.

Në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen të dielën, më 14 shkurt.

Partitë politike në vend edhe sot kanë kohë që t’i kryejnë premtimet dhe t’u bëjnë thirrje qytetarëve të votojnë partitë e tyre.

Ndërsa dita e nesërme do të jetë heshtje zgjedhore. /Zëri