Hoti pi kafen e mëngjesit me kandidatët për deputetë nga Prishtina
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, sot për kafen e mëngjesi është takuar me kandidatët për deputetë nga Prishtina, raporton “Zeri.info”.
Hoti ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjet sociale, ku edhe ka bashkangjitur një fotografi.
“Sot për kafen e mëngjesit u takova me kandidatët për deputetë nga Prishtina”, ka shkruar Hoti.
Sot në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen të dielën, më 14 shkurt.
Ndërsa dita e nesërme do të jetë heshtje zgjedhore. /Zëri