Selimi takohet me Lumezin: “Mashtrimet në votime”, vepër e dënueshme me 5 vjet burg
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se komisionarët dhe vëzhguesit në zgjedhjet e 14 shkurtit të dielën duhet t’u përmbahen principeve në procesin e votimit, duke garantuar proces transparent, raporton “Zeri.info”.
Mëngjesin e sotëm Selimi u takua me kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezin, i cili sipas Selimit “bashkë me institucionin që drejton do të jenë llupa e çdo parregullsie eventuale”.
Selimi, në llogarinë e tij në “Facebook”, po ashtu theksoi se komisionarët dhe vëzhguesit duhet të tregohen të besueshëm e të mos bëhen pre e kryerjes së veprës penale të mashtrimit në votime, vepër e cila, siç bën të ditur ai, është e dënueshme deri në pesë vjet burgim.
“Pak para diteës finale teë zgjedhjeve takova Kryeprokurorin e shtetit, z. Aleksandeër Lumezi, i cili bashkeë me institucionin qeë drejton do jeneë llupa e cëdo parregullsie eventuale. Komisionereët dhe veëzhguesit t'iu peërmbahen principeve teë administrimit teë procesit teë votimit dhe numeërimit neë meënyreë qeë teë sigurojneë integritet teë kutiseë seë votimit, duke garantuar proces transparent e kredibil, por poashtu qeë teë mos beëhen pre e kryerjes seë vepreës penale teë mashtrimit neë votime, vepeër kjo qeë eështeë e deënueshme deri neë peseë vjet burgim.”, ka shkruar Selimi. /Zëri