Sot përfundon fushata zgjedhore

Në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen të dielën, më 14 shkurt, raporton “Zeri.info”.

Partitë politike në vend edhe sot kanë kohë që t’i kryejnë premtimet dhe t’u bëjnë thirrje qytetarëve të votojnë partitë e tyre.

Ndërsa dita e nesërme do të jetë heshtje zgjedhore.

Të dielën, duke filluar në orën 07:00, hapen qendrat për vendvotime, ku qytetarët mund të hedhin në kutitë e votimit votën për kandidatët që kanë zgjedhur.

Për dallim nga zgjedhjet e tjera, kjo fushatë ka qenë më e shkurtër për shkak të pandemisë COVID-19. Kjo fushatë ka filluar më 3 shkurt dhe përfundon sot, më 12 shkurt. /Zëri