Edhe një prishtinas lëshon banesën e tij falas për mërgimtarët që po vijnë për të votuar

Gjatë ditës së sotme, Avni Abazi, një qytetar nga Prishtina ka ofruar qëndrim falas në banesën e tij për mërgimtarët, të cilët këto ditë kanë udhëtuar drejt Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Zeri.info.

E inspirim nga ai mori edhe një qytetar tjetër i po të njëjtit vend, Ardall Celina.

Ai thotë se po e bën këtë ofertë me qëllim të mbështetjes së vullnetit dhe mundit të tyre për një qeveri të re në vend.

“E dashur diasporë. As pushtuesit nuk kanë arritë me ju thy, e as me ja’u zbehë dashurinë dhe vullnetin tuaj për të ndihmuar atdheun... e lëre më qeveria Koti! Me qëllim të mbështetjes së vullnetit dhe mundit tuaj për të kontribuar në çkapje të shtetit, dua t’ju ofroj përkrahje simbolike duke mundësuar qëndrim falas në apartament në Prishtinë për këto ditë që do të jeni në Kosovë”, shkruan Celina në një postim në Facebook.

“Ju lutem të konsideroni këtë mundësi dhe të më kontaktoni me mesazh direkt për t’u koordinuar për qëndrim! Mirësevini!”, përfundon ai. /Zëri/