Haradinaj viziton Volljakën pas vërshimeve të shiut, apelon te institucionet që të intervenojnë

Pas reshjeve të mëdha të shiut kanë filluar të shfaqen edhe probleme në disa pjesë të vendit, raporton Zeri.info.

Kreu i AAK-së, njëherësh kandidat për president, Ramush Haradinaj ka vizituar sot fshatin Volljakë të Klinës, fshat ky që është përfshirë nga vërshime si pasojë e të reshurave.

Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook” ka apeluar te institucionet qendrore që të mobilizohen dhe të intervenojnë në sanimin e hapsirave të cilat janë përmbytur.

“Sot së bashku me kryetarin e Klinës Zenun Elezi, vizituam fshatin Volljakë që është përfshirë nga vërshime të mëdha si pasojë e të rreshurave të fundit. Gjendja është alarmante dhe bëj apel te institucionet qendrore për një mobilizim të menjehershëm me qëllim të intervenimit, përballjes dhe sanimit të kësaj hapësire nga pasojat e përmbytjeve”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”. /Zëri