KQZ-ja pranon gati 16 mijë pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora
Deri në këto momente, KQZ-ja ka pranuar 15 mijë e 966 pako të supozuara me fletëvotime dhe të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës.
Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezaj.
“Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966”, konfirmoi zëdhënësi i KQZ-së.
Ai theksoi se “pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara” për zgjedhjet e 14 shkurtit. /Zëri/