Blerta Deliu: Më 14 shkurt Prizreni do ta votojë PDK-në
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, ka vazhduar fushatën në Prizren.
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo është shprehur se në Prizrenin historik PDK-ja do të marrë mbështetjen për fitore.
Ajo ka falënderuar prizrenasit për besimin, që sipas saj do ta japin më 15 shkurt.
Postimi i plotë:
Më 14 shkurt Prizreni voton për PDK-në dhe rimëkëmbet bashkë me Kosovën. Nga Prizreni historik do të jehojë fitorja e PDK-së për rimëkëmbjen e vlerave tona historike, për zhvillimin ekonomik, për shëndetësi e arsim cilësor. Faleminderit Prizreni madhështor! #PDK134 #EnverHoxhaj1 #BlertaDeliuKodra9.