Haradinaj: Me mua president UÇK-ja nuk është jetime
Kandidati për president nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka thënë se me të president Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është jetime, raporton “Zeri.info”.
Sipas Haradinajt, kur presidenti vjen nga UÇK-ja askush nuk ka pse të shqetësohet.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës me mua president nuk është jetime, as këtu as kudo qofshin. Luftëtari i UÇK-së, kategoria e lirisë nuk është jetim. Kur e ka presidentin e vendit që vjen nga UÇK-ja nuk është jetim dhe nuk ka pse të shqetësohet dikush”, ka thënë Haradinaj gjatë fushatës zgjedhore në komunën e Junikut.
Gjatë tubimit në Junik ai theksoi se në këtë komunë po përçohet një energji e mirë dhe se qytetarët kanë treguar së dinë të vlerësojnë.
“Në Junik përçohet një energji e mirë, një porosi e mirë për Kosovën, ashtu siç keni bërë në të gjitha kohërat. Në Junik kemi ardhur çdoherë për ta shprehur respektin dhe falënderimin tonë. Juniku e ka treguar se di të vlerësojë. Jemi nisur bashkë edhe si komunë, edhe si Aleancë, siç e dimë. Tani jemi një, Junik e Aleancë, pra nuk ndahen pasi jemi vlera që besoj qytetari ynë dhe secili prej nesh i ka pranuar si të vetat”, u shpreh Haradinaj. /Zëri