Osmani: Pas 14 shkurtit imazhi i Kosovës do të përmirësohet edhe me vlera artistike
U.d. e presidentes, njëherësh edhe kandidate për këtë post,Vjosa Osmani, së bashku kreun e LVV-së Albin Kurtin kanë takuar mbrëmë komunitetin kulturor.
Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka thënë se vitet e fundit askush nuk na ka bërë krenar më shumë sesa një varg arritjesh kulturore në skenën ndërkombëtare.
Sipas Osmanit, pas 14 shkurtit imazhi i Kosovës do të përmirësohet jo vetëm me politikanë të përgjegjshëm, por edhe me vlera artistike.
“Mbrëmë kishim kënaqësinë të bashkëbisedojmë me komunitetin kulturor. Vitet e fundit askush nuk na ka bërë krenarë më shumë sesa një varg arritjesh kulturore në skenën ndërkombëtare. Pas 14 shkurtit artin do ta mbështesim sidomos për t’i afirmuar vlerat tona kudo në botë, nëpërmjet diplomacisë kulturore. Imazhi i Kosovës do të përmirësohet jo veç me politikanë të përgjegjshëm, por edhe me vlera artistike!”, ka shkruar ajo. /Zëri