Mustafa thotë se po i dhimbset Osmani kur po e sheh në marshet me Kurtin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa duke folur për deklaratën e Vjosa Osmanit se ka qenë e ndikuar nga LDK-ja që ta kritikoi Albin Kurtin, ka thënë se në asnjë rast ai nuk e ka thirrur as atë e as një zyrtar tjetër të LDK-së që t’i thotë se çfarë duhet të flas në debate apo në fushatë.

“Unë i kam lënë të gjithë ta thonë atë që e mendojnë, pa asnjë ndikim”, ka thënë Mustafa gjatë një intervistë për RTK-në.

Sipas tij, vet fakti se Vjosa Osmani ka garuar si kandidate e LDK-së për kryeministre, nuk ka qenë e rrugës që t’i themi “dil e fol për Albin Kurtin”.

“Ajo ka thënë deklarata të ndryshme për Kurtin, por tash që i ndërron bindjet politike dhe kalon në Vetëvendosje, është diçka tjetër. Nuk kam pritur të kalojë në VV, sepse është kalim i madh. Më dhimset Vjosa kur e shoh në këto marshet me Kurtin, sepse ka qenë kuadër i yni dhe kemi besuar se ka ide të qëndres së djathtë dhe se është përkrahëse e LDK-së”, ka thënë Mustafa.