Kandidatja e AAK-së, Pranvera Ejupi-Hajzeraj dëgjon hallet e mitrovicasve
Kanidatja e AAK-së për deputete, Pranvera Ejpu – Hajzeraj, ka vazhduar sot fushatën zgjedhore në qytetin e Mitrovicës.
Ejupi-Hajzeraj në Mitrovicë ka takuar banorët nga të cilët ka diskutuar për vështirësitë që i ka shkaktuar pandemia COVID-19.
Mitrovicasit ia kanë përmendur edhe përkrahjen që patën minatorët në kohën e qeverisë së Ramush Haradinajt, për çka janë shprehur falënderues.
Sot në Mitrovicën e minatorëve, së bashku me shumë të rinjë dhe kolegë të Aleancës diskutuam për vështirësitë që po i hasin qytetarët në jetë pas pandemisë dhe rreth nevojave të tyre. Po ashtu u përmend përkrahja që patën minatorët gjatë qeverisjes se z. Haradinaj, dhe që do të punojmë sërish në mirë të të gjithë qytetarëve e sidomos në të mirë të minatorëve. Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë dhe mbështjën e vazhdueshme! Shihemi me 14 shkurt, me shumë dashni! Na priftë e mbara! Voto AAK 135”, ka shkruar Ejupi-Hajzeraj./Zëri
https://www.facebook.com/pranvera.ejupihajzeraj/posts/2192562027545582