Ibrahim Makolli: Diaspora, shtylla kryesore e investimeve në Kosovë
Kandidati për deputet në listën e LDK-së, Ibrahim Makolli, në debat gjedhor ka diskutuar për programin ekonomik të LDK-AKR-së, duke u përqendruar në rolin e diasporës, si shtylla kryesore në investime.
“Në qeverisjen tonë njëra prej shtyllave kryesore të investimeve në Kosovë do të jetë diaspora, e cila në vazhdimësi ka treguar interesim për të investuar në vendin e origjinës. Sipas të dhënave që kam, afër 80% e bizneseve në Kosovë janë si rezultat i investimeve nga diaspora”.
Potenciali dhe interesimi që ekziston nga diaspora për të investuar, në qeverisjen tonë do të përcillet edhe me avancimin e kushteve për investim, shtoi Makolli.
“Ne parashohim që në kuadër të Zyrës së Kryeministrit udhëheqësi i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Botë të jetë këshilltar i kryeministrit”, përfundoi Makolli.
Ibrahim Makolli, ish-ministër i Diasporës, në këto zgjedhje garon për deputet me numër 34, në listën e LDK-së. /express