Përkrahësit e LVV-së nisen me autobus nga diaspora për në Kosovë
Disa mërgimtarë nga diaspora, përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje, janë nisur nga Dortmundi për në Kosovë për të votuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton “Zeri.info”.
Një gjë e tillë u bë e ditur në “Facebook” nga Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Gjermani.
“U nisëm nga qyteti i Dortmundit!”, thuhet në postim, teksa në fotografi shihen mërgimtarët para nisjes me autobus.
Zgjedhjet e parakohshme në vend do të mbahen më 14 shkurt. Afati për votim nga diaspora është i hapur nga data 2 shkurt deri më 12 shkurt.
Derisa një numër i madh i mërgimtarëve kanë zgjedhur që të votojnë përmes postës, ka edhe prej tyre të cilët kanë vendosur që të vijnë posaçërisht të votojnë në datën 14 shkurt. /Zëri