Avdyli reagon ndaj Mustafës: Ata që bërtasin më së shumti “kapeni hajnin” janë vetë hajna

Sot kreu i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar ndaj LVV-së për vendosjen e disa shamive të kuqe në rrugët e Prishtinës, ku ka thënë se vota është shprehje e vullnetit politik. E ndaj kësaj deklarate ka reaguar kandidati për deputet, Haxhi Avdyli.

Përmes një postimi në “Facebook”, Avdyli e ka quajtur Mustafën “komunist”, duke thënë se ata që “bërtasin më së shumti “kapeni hajnin” janë vetë hajna.

Sipas Avdylit, Mustafa dhe gjithë të tjerët do të tronditën me ndryshimin e madh që do të ndodhë më 14 shkurt.

“Paska shkretu prapë Isa .Zakonisht ata që bërtasin më së shumti – ‘kapeni hajnin’ janë vetë hajna. Është rregull i pashkruar që antikomunisti më i rrezikshëm zakonisht është ish-komunisti. Kur sekretari krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës Isa Mustafa, që punoi edhe një vit pas rënies së autonomisë së Kosovës, flet për antikomunizëm e për shalle të kuqe, edhe atë në vitin 2021 është e gërditshme. Po flet Isë ‘Antikomunisti’ për komunizëm që kur u formua LDK-ja ishte në anën Borislav Joviqit. Po flet për vlera demokratike ai i cili pas 14 shkurtit ka me mbet në histori si humbësi serik më i madh i zgjedhjeve, që humbi Prishtinën, Podujevën e tërë Kosovën”, ka shkruar ai. /Zëri

Postimi i plotë:

Paska shkretu prap Isa .Zakonisht ata që bërtasin më së shumti -KAPENI HAJNIN, është vetë Hajni. Është rregull e pashkruar që antikomunisti më i rrezikshëm zakonisht është ish-komunisti. Kur Sekretari krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës Isa Mustafa që punoi edhe një vit pas rënjes së autonomisë së Kosovës, flet për ANTIKOMUNIZEM e për shalla të kuqe, edhe atë në vitin 2021 është e gërditshme. Po flet Isë "Antikomunisti" për komunizëm që kur formua LDK ishte në anën Borislav Joviqit. Po flet për vlera demokratike ai i cili pas 14 shkurtit ka me mbet në histori si humbësi serik më i madh i zgjedhjeve , që humbi Prishtinën, Podujeven e tërë Kosovën. Ky që LDK-në e ka shëndrru në Lidhje ,por demokratiken e ka shkatërru në atë parti. Po flet Isë "Rugovisti" që ia ndaloi financat Rugovës e themelonte parti me Bukoshistat për ta dobësuar Rugovën. Po flet ai i cili zgjohej jerm dhe shkarkonte me emaila kolegët nga partia si askush më parë vetëm pse spajtoheshim me veprimet e tij shkatërruese në mes pandemisë. Ndryshimi i madh që do ndodh me 14 shkurt ka me ia trondit themelet krejt kriminelevëve të veshur në petkun e politikanëve, prandaj kanë arsye me u shqetësua Isa dhe shokët e tij në Partitë tjera që ka bashkëqeverisë e kanë abuzuar me pushtetin për interesa klanore.