Mjeku kosovar bën thirrje të votohet Enver Hoxhaj: Sistemi jonë shëndetësor ka nevojë për rimëkëmbje

Përmes një videoje, dr. Murat Berisha ka thënë se sistemit shëndetësor në Kosovë i duhet rimëkëmbje, e kjo sipas tij mund të ndodhë vetëm me Enver Hoxhajn kryeministër.

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj ka shpërndarë një video në “Facebook”, të mjekut Murat Berisha, i cili përmend arsyen pse duhet të votohet Enver Hoxhaj dhe PDK në këto zgjedhje.

Në këtë postim, Hoxhaj ka shkruar se me rimëkëmbjen e shëndetësisë, PDK-ja synon të rrisë pagat për punëtorët shëndetësorë që të mos largohen nga Kosova.

“Dr. Murat Berisha është njëri nga heronjtë e ditëve tona. Pandemia vërtetoi për të gjithë ne, se shëndetësia duhet të jetë prioriteti i çdo shteti. Me rimëkëmbjen e shëndetësisë, ne sunojmë të rrisim pagat për punëtorët shëndetësorë që të mos largohen nga Kosova. Sigurimet shëndetësore dhe kushte më të mira pune për ta, janë disa nga zotimet e #Rimëkëmbjes. Voto #PDK134”, ka shkruar Hoxhaj. /Zëri