S’ka qetësi në KQZ, Daka sërish debaton për votat e diasporës me anëtarin e LVV-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës, raporton Ekonomia Online.
Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se priten të bëhet pranimi i kontingjentit të tretë të pakove me fletëvotimeve nga dy posta.
Ai ka thënë se vetëm me 6 shkurt dhe 8 shkurt është bërë pranimi i më shumë se 5 mijë pakove nga diaspora me fletëvotime.
Sipas tij, pakot do të jenë në mbrojtje të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Infrastrukturës, ku do të jenë edhe në mbikëqyrje të kamerave dhe me 14 shkurt, pra ditën e zgjedhjeve do të dërgohen në Qendrën e Numërimit të Votave për verifikim të fletëvotimeve.
“Aktualisht është infokosuar në tri operacione që kanë të bëjnë me arritjen e zarfeve përmes postës, furnizimin me material. Deri tani kemi arritur marrëveshje me secilën postë, në të cilat kemi një procedurë të rregullt me tërheqjen e materialeve. Procedura është e njëjtë për të gjitha postat e vendi ku do të mbahen të gjitha dërgesat është në ministrinë e Infrastrukturës dhe është i siguruar mirë siç është policia e Kosovës. Sot pritet të marrim dërgesa edhe nga dy posta të tjera. Me 6 shkurt janë pranuar 2 776 pako, me 8 shkurt 2779 pako, pra Sekretariati parasheh që me 14 shkurt parasheh të barten në QNR ku do të bëhet edhe vlerësimi i pakove”.
Anëtari i KQZ-së Alim Rama nga LVV-ja sërish ka qenë i shqetësuar se pse anëtarët po i pengon procedimi i zarfeve me fletëvotime që vinë të shtunën.
“Unë nuk e kuptoj pse ju pengon procedimi i zarfeve që vinë të shtunën dhe të gjithë ju e keni shkelur ligjin dhe Sekretariati nuk është në gjendje me na dhënë sepse njerëzit nuk e dinë a janë në listë, por në këtë krim ka marr pjesë edhe PZAP-ja procedon tërë kohën ankesat, por në ora 18:00 vjen e-mail që nuk i kanë marrë parasysh ankesat”.
Mirëpo për këtë ka reaguar kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ku ka thënë se nuk janë në gjyq që t’i japin shpjegime dhe arsyetime anëtarit Alim Rama.
“Afro 30 mijë vëzhgues janë akredituar nga KQZ-ja”, ka thënë drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Ylli Buleshkaj.