Qindra qytetarëve nga diaspora u mohohet votimi

Ka dhjetë vjet që jeton në kryeqytetin belg, Bruksel, por Ardian Mripa vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me Kosovën. Tridhjetepesëvjeçari me origjinë nga Mitrovica mban dy shtetësi dhe ishte entuziast që të votonte për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

“Unë kam dokumente të Kosovës dhe kur kam aplikuar në e-mail i kam bashkangjitur dokumentet e kërkuara”, tha Mripa në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.

Më pas ai thotë se nuk ka pranuar më asnjë thirrje ose e-mail nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Jam ankuar dy herë në PZAP (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa), por asnjëherë nuk më janë përgjigjur”, tregon Mripa.

Ngjashëm me të, edhe Arlind Alidema, i cili jeton në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara qe tre vjet, thotë se nuk është përfshirë në listën finale të votuesve, pavarësisht se i kishte plotësuar të gjitha kriteret.

Alidema, 25 vjeç, që kishte shkuar në SHBA për studime Master në Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, kritikon institucionet e Kosovës për papërgjegjësi.

“Pasi u shpall lista përfundimtare e votuesve, e pash që afati për ankesë në PZAP ishte vetëm 24 orë. Por, kur e pash njoftimin më kishin mbetur vetëm edhe dy orë që të ankohem. Në ndërkohë, u publikua edhe njoftimi tjetër nga PZAP-ja se nuk pranojnë ankesa përmes e-mailit, por vetëm përmes postës. Sikur ta bëja unë këtë, ankesa ime nuk do të arrinte deri dy ditë para zgjedhjeve”, thotë Alidemaj.

Sipas tij, kjo situatë i demotivon të gjithë ata që duan të votojnë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.