Kurti: Dardania e Vitia janë të gatshme për ndryshime demokratike
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Dardanë dhe Viti, në kuadër të fushatës zgjedhore.
“Si asnjëherë më parë, Dardana e Vitia sot ishin stolisur me qytetarë e qytetare, të gatshme për ndryshime demokratike. Nga ekonomia e drejtësia, arsimi e shëndetësia, politika e jashtme dhe kultura, të gjitha duhen reformuar”, ka shkruar Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti u bëri thirrje qytetarëve që më 14 shkurt të dalin masivisht në votime.
“Prandaj, me 14 shkurt masivisht duhet të dalim në votime. Asnjë prej nesh nuk bën të mungojë. Vetëm fitorja me 61+ deputetë siguron ndryshimet e dëshiruara dhe progresin aq të nevojshëm”, ka shkruar lideri i LVV-së.