Sejdiu: Nuk e shoh problematike një qeverisje LVV-PDK do kishim qeveri stabile

"Kështu zgjidhet presidenti, kryetari i Kuvendit, kemi qeveri stabile, kemi mbi 80 deputetë që janë pa kushtëzime nga Lista Serbe".

Instituti PIPOS ka prezantuar të dhënat e sondazhit përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje prinë me 40.95 për qind.

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se nuk sheh fare problem nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës qeverisin së bashku.

Në emisionin Rubikon, ai ka thënë se kështu do të zgjidhjes çështja e presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, pa kushtëzimin e Listës Serbe.

“Paragjykimi im është që LVV do të jetë tek 50 deputetë dhe në këto rrethana ajo ka potencial që të bëjë zgjedhjen e tre pozitave kryesore me përfshirjen e një subjekti tjetër shqiptar”.

“Në këto rrethana besoj se Kosovës i duhet një rirreshtim ideologjik – nuk shoh fare problem LVV dhe PDK bashkë”.

“Kështu zgjidhet presidenti, kryetari i Kuvendit, kemi qeveri stabile, kemi mbi 80 deputetë që janë pa kushtëzime nga Lista Serbe”.