Ejupi-Hajzeraj: Unë do të jem zëri juaj i fuqishëm në Parlament

Kandidatja e AAK-së për deputete, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, thotë se ideja e kësaj partie është shtetndërtimi.

Sipas saj kjo arrihet me angazhim vetëmohim dhe punë.

“Shtetndërtimi kërkon angazhim, vetëmohim dhe punë. Kjo është ideja mbi të cilën ne punojmë për Kosovën, atdheun tonë për të cilin ne duam që fëmijët tanë të ndihen krenar.

Të dashur bashkëqytetarë, me ju që çdo ditë ndajmë së bashku përditshmërinë, gëzimet dhe brengat, ju njoftoj që unë jam pjesë e listës garuese të AAK-së për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Falemnderit për besimin e dhënë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Presidenti i ardhshëm, Ramush Haradinaj!”, thotë ajo përmes një postimi në Facebook.

“Unë do të jem zëri juaj i fuqishëm në Parlamentin e Republikës së Kosovës”, përfundon ajo. /Zëri