Hoti thumbon LVV-në: Mos ju besoni atyre që dogjën Kuvendin dhe përgjakën policinë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, të hënën, kërkoi nga qytetarët e Lipjanit dhe gjithë Kosovës, që mos t'i votojnë ata që dogjën Kuvendin dhe përgjakën policinë tonë, burrat dhe gratë e këtij vendi, të cilët me nderë po i shërbejnë interesave të shtetit dhe qytetarëve.
“Ju jeni dëshmitarë se ëfarë janë në gjendje të bëjnë ata për pushtet. Dogjën Kuvendin e Kosovës, tempullin e demokracisë, ndërsa e përgjakën policinë e Kosovës, burrat dhe gratë e këtij vendi që shërbejnë me nderë”, tha Kryeministri Hoti.
Hoti thumboi LVV-në duke thënë se “U dashtë qeveria jonë t'i rikuperoj këto marrëdhënie. Kur morëm drejtimin e qeverisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin vendosur sanksione Kosovës, pasi që ishin bllokuar fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeëarit (MCC), ushtria amerikane paralajmëronte ikjen nga Kosova, ndërsa trajnimet për FSK-në ishin pezulluar. Për shtate muaj qeverisje, jo vetëm që hoqëm sanksionet, por arritëm që FSK-në ta bëjmë pjesë të Gardës së Iowa-s, për të kontribuar për paqen në botë”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër./Zëri