Haradinaj kërkon mbështetjen e diasporës
Kreu i AAK-së, njëherësh kandidat peër president, Ramush Haradinaj i është drejtuar diasporës, raporton Zeri.info.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se është mirënjohës për të gjithë ata që e mbështesin.
“Mirënjohje për ju që kurrë nuk më latë vetëm! Të dashur qytetarë të Diasporës shqiptare, Ky moment historik për Kosovën, natyrshëm se është i përbashkët për ne! Ju jam skajshmërisht mirënjohës të gjithëve për mbështetjen, pa dallim. Ju mijëra bashkatdhetarë që po e përkrahni vizionin tonë, ashtu si dikur, kur Kosova dhe unë kishim nevojë për ju, nuk na latë vetëm për asnjë moment! Motra dhe vëllezër, Pak ditë na ndajnë nga referendumi historik, ku përcaktohet se çfarë drejtimi po merr vendi ynë. Andaj, ju lus qe edhe një herë si gjithmonë të bëhemi bashkë e ta fitojmë edhe këtë betejë! 14 shkurti është drejtimi i vendit tonë, andaj bëhuni pjesë e tij!”, ka shkruar Haradinaj. /Zëri