Sherifi i Nismës: Hoxhaj nuk duhet të votohet sepse po e mohon të vertetën e së kaluarës sonë

Sot në Anamoravë, Nisma Sociademokrate ka filluar zyrtarisht fushatën elektroale për zgjedhjet të cilat do të mbahen më 14 shkurt, raporton Zeri.info.

Gjatë takimit me qytetarët e Anamoravës, Limaj theksoi Kosova nuk duhet të lihet në duart e atyre që e lënë Kosovën të vetme duke ju ikur përgjegjësive.

“Sot, në Anamoravë filluam edhe zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku prezantuam edhe kandidatët tanë për deputetë nga Gjilani, Vitia, Kllokoti dhe Kamenica.Kryetari Limaj në këtë takim tha se përgjigja më e mirë ndaj atyre që tentojnë ta zbehin, zhbëjnë të kaluarën tonë të lavdishme është ky besim i jashtëzakonshëm që po na japin bashkëluftëtarë e qytetarë në Anamoravë dhe anekënd Kosovës. Kosova nuk lihet në duart e atyre që e lënë Kosovën të vetme duke ju ikur përgjegjësivë. Ftesa jonë ishte që zëri çlirimtarë të jetë në Kuvend për mos të lejuar që rrugetimi i shtetndërtimit të vendit tonë të shkojë në kahje të gabuar ka thënë ndër të tjera kryetari Limaj”, thuhet në postimin e Nismës në “Facebook”.

Kurse, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Bilall Sherifi ka thënë se është për keqardhje që një kandidat për kryeministër, duke iu drejtuar Enver Hoxhajt të PDK-së, që gjenocidin e okupatorit serb gjatë luftës në Kosovë e quan përpjekje.

Sipas Sherifit, Hoxhaj nuk duhet të votohet sepse mohon të vërtetën e së kaluarës së Kosovës.

“Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se është për keqardhje që një kandidat për kryeministër gjenocidin e okupatorit serb gjatë luftës së fundit në Kosovë e quan përpjekje, prandaj ai nuk duhet të votohet sepse ai po e mohon të vërtetën e të kaluarës sonë. Ai ka bërë thirrje që Anamorva të votojë çlirimtarët e 121-it dhe mos votoni ata që në çdo etapë të rendësishme për vendin kanë mbajtur krah të gabuar”, thuhet në postimin e Nismës. /Zëri