Peci thotë se kundër Osmanit po bëhet fushatë e frikshme

Faton Peci, këshilltar politik i ud. Presidentes Vjosa Osmani ka reaguar ndaj sulmeve që po i bëhen kësaj të fundit në rrjete sociale lidhur me deklaratën e dhënë mbrëmë në emisionin “Rubikon” ku ajo fajëson LDK-në se për opinionin negativ që kishte bërë në të kaluarën për tashmë partnerin e saj të koalicionit, Albin Kurtin

“Nëse dikush në politikën kosovare ka mendim e konsistencë, është pikërisht zonja Osmani. Ky mendim konsiston në mbajtjen e fjalës përgjatë gjithë këtyre viteve në politikë. Së dyti, megjithëse Presidentes me automatizëm nuk i takon udhëheqja e dialogut, ajo mund dhe i del zot këtij procesi”, ka thënë Peci.

Ai ka theksuar se fushata kundër Osmanit është e frikshme, dhe sipas tij e sponsorizuar nga grupe politike e parapolitike të kastës që e gërryen Kosovën qe 20-vjet.

“E dhimbshme është edhe kur rrjetet sociale i japin mundësinë secilit të ‘analizojë’, procese apo në këtë rast profilin e presidentes. Kjo është veç tendencë për protagonizëm, porse asnjë trohë analizë!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”. /Zëri